Deputeti Agron Duka njëherësh edhe kreu i PAA-së në një intervsitë për Bulevard TV është shprehur se ka qenë Kodi Zgjedhorë ai që e ka detyruar të bëhej pjesë e një koalicioni me PD, ku sipas tij i miratuar nga dy partitë e mëdha rrezikonte dhe penalizonte partitë e vogla. Ai ka konfirmuar gjithashtu se vendimi për të mos qenë në një listë kandidatësh e ka marrë prej kohësh dhe se kjo i shërben partisë së tij për të sjellë një frymë të re, për të gjeneruar energji, ndërsa është shprehur se nuk mund të gjykojë vendimin e kryetarëve të partive të tjera apo edhe të atyreq ë kanë gjatë në politikën afro 30 vjecare. “Në këtë rast votat shkonin dëm dhe në shumë raste mund të shkonin dhe në favor të kundërshtarit tonë politik. Duke patur parasysh këtë ne zgjodhëm të jemi në koalicion me Partinë Demokratike, që është e natyrshme sepse jemi kaq vite në opozitë dhe nuk jemi dakord me politikat aktuale të bujqësisë dhe besoj se ka qenë një zgjidhje me interes reciprok.”, është shprehu Agron Duka. Sipas tij ai nuk mund të gjykojë PD apo parti të tjera ndërsa është i bindur se ka bërë gjënë e duhur. “Duke filluar nga Shkodra ne kemi 10 kandidatë në të gjithë Shqipërinë nga të cilët 9 jashtë liste, mosha mesatare është 35 vjec, është moshë e mirë, që të gjithë të shkolluar, dhe me eksperiencë pune dhe unë mendoj që prurjet qoftë edhe në vota në thesin e përbashkët të opozitës do të jenë shumë shumë më të mira nëse unë për shembull, Genc Juka, Thoma Miço që janë anëtarë të PAA do të vazhdonin të ishin kandidatë”.
Kodi aktual zgjedhor është penalizues për partitë e vogla, kështu që sipas strukturave tona por edhe mendimi im personal ishte që nëse ne do të provonim të dilnim vetëm, mund edhe të mos mbijetonim për të mos pasur parti parlamentare, por mund të merrnim më shumë vota. Sepse duke qenë i ndarë në 12 qarqe mund të arrish afër pragut për të dalë, nëse ne do të dilnim vetëm, por nuk arrinim të merrnim mandate. Në këtë rast votat shkonin dëm dhe në shumë raste mund të shkonin dhe në favor të kundërshtarit tonë politik. Duke patur parasysh këtë ne zgjodhëm të jemi në koalicion me Partinë Demokratike, që është e natyrshme sepse jemi kaq vite në opozitë dhe nuk jemi dakord me politikat aktuale të bujqësisë dhe besoj se ka qenë një zgjidhje me interes reciprok.
I pyetur nëse vendimi i largimit nga kandidimi ka qenë një imponim për koalicion ai e ka mohuar kategorisht duke u shprehur se “absolutisht nuk ka pasur një kërkesë të tillë”.
Jo absolutisht. Edhe nëse do të isha vetëm unë nuk do të isha më, duke menduar që duhet t’i hapim rrugën të rinjve sepse këto partitë e vogla në njëfarë mënyre e mbyllin në cdo lloj sistemi zgjedhor nëse vazhdon kryetari, pra partia është në funksion të kryetarit, dhe kjo con në rrudhje. Nëse ne do t’i japim mundësi dhe të rinjve që mbas deputetit aktual të PAA do të jetë një tjetër në të ardhmen, varet nga Kodi Zgjedhor një dy ose tre të tjerë kjo do matet me mundësinë dhe me prurjen që ata do kenë në zgjedhjet aktuale. Nuk mundem unë të gjykoj Partinë Demokratike, pasi pesha jonë specifike e PAA deri këtu është, domethënë nuk mund të them që nuk bën mirë Berisha që vazhdon apo dikush tjetër sepse ka dhe të tjerë që janë gjatë aty në pushtet. Jo të gjithë janë njëlloj dhe kanë të njejtin talent. Në momente të caktuara, për shembull që PD kaloi këto lloj problemesh që ju i dini, në fund të fundit koha tregoi që marrja e opozitës në dore nga ana e Berishës ishte efikase, pozitive, pasi ishte personi më dominant. Prandaj kjo anije e madhe do të kishte shumë vështirësi nëse do të eksperimentonte dicka sic kam bërë unë, sepse pati shumë probleme, shumë tallaze sic e dini për gabimet e të gjithë opozitës. Kështu që nuk e paragjykoj. Ndërsa varka jonë e vogël që të bëhet anije e madhe duhet sa më shumë pjesëmarrje të rinjsh nuk mund të vazhdojë më me 60-70 vjecar. Unë gjykoj që vendimi im është i drejtë por kjo do të duket me 11 maj. Duke filluar nga Shkodra ne kemi 10 kandidatë në të gjithë Shqipërinë nga të cilët 9 jashtë liste, mosha mesatare është 35 vjec, është moshë e mirë, që të gjithë të shkolluar, dhe me eksperiencë pune dhe unë mendoj që prurjet qoftë edhe në vota në thesin e përbashkët të opozitës do të jenë shumë shumë më të mira nëse unë për shembull, Genc Juka, Thoma Miço që janë anëtarë të PAA do të vazhdonin të ishin kandidatë. Ne quhemi moshë e tretë, cdo gjë ka një mjaft, kjo nuk do të thotë që unë nuk do të jem aktiv në politikë, nëse ne në zgjedhjet e 11 Majit do të kemi rezultat pozitiv do të thotë që zgjedhja ime ka qenë e mirë dhe natyrisht besoj që edhe ata që kanë qenë simpatizante dhe anëtarë të kësaj partie do më pranojnë në krye të saj. Unë me shumë dëshirë do të vazhdoj të jap kontributin si kryetar i PAA, nëse do jetë rezutat i dobët, atëherë ne do të rishikojmë pozicionin tim.”/ bulevard news