Autoambulanca më e vjetër e licencuar në ShBA, një Cadillac e vitit 1972, ka vendosur rekordin botëror duke udhëtuar mbi 5,200 kilometra nga Hollywood, Kaliforni, në Hollywood, Florida.
Dy burra dhe një ekip nga Symbiosis Ambulance dhe Axene Continuing Education, organizatë kjo jo fitimprurëse për shërbimet mjekësore emergjente, realizuan këtë udhëtim për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukatës në shërbimet mjekësore emergjente.
Një vlerësues i Guinness World Records konfirmoi se udhëtimi prej 5,200 kilometrash ishte një rekord i ri për udhëtimin më të gjatë me ambulancë.
Ekipi përfundoi udhëtimin me një trajnim EKG për zjarrfikësit dhe punonjësit e EMS në Hollywood.