Ballina Rajoni Beogradi “paralizohet” nga 100 mijë protestues. Bllokime rrugësh e përplasje me policinë,...

Beogradi “paralizohet” nga 100 mijë protestues. Bllokime rrugësh e përplasje me policinë, çfarë po ndodh në kryeqytetin serb

23
0

Beogradi është “paralizuar” nga rreth 100 mijë protestues të cilët kanë bllokuar qarkullimin, ndërsa raportohet edhe për përplasje me policinë.

Këto janë pamjet e fundit që vijnë nga kryeqyteti serb ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në rrugë.

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur.

Raportohet se në Bulevardin “Mbreti Aleksandar”, afër Parlamentit të Serbisë, janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz.

Mediat në Serbi raportojnë se kjo zonë është e mbyllur për trafik.

Ndërkaq, gjatë tërë ditës, por edhe nga mbrëmë, janë parë turma të mëdha njerëzish që përshkonin rrugët që çojnë në Beograd.