Një 52-vjeçare ka humbur jetën pasditen e 13 Marsit në Elbasan. Sipas informacioneve të policisë, 52-vjeçaria konsumoi fotoksinë në banesën e saj dhe ndërroi jetë në spital. Nga të dhënat e marra raportrohet se viktima ishte në kushte të rënduara psikologjike.
Njoftimi i policisë:
-Më datë 13.03.2025, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se është dërguar për mjekim, në gjendje të renduar shëndetësore, shtetasja R. C., 52 vjeçe.
Nga veprimet hetimore rezulton se 52-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë. Për pasojë 52-vjeçarja ka humbur jetën, në spital.