Ballina Sport Fanella historike e Zidane e finales së 1998 del në ankand me...

Fanella historike e Zidane e finales së 1998 del në ankand me një çmim marramendës

27
0

Këtë të shtunë, shtëpia e ankandeve ”Millon” nxjerr në ankand më shumë se 200 fanella dhe objekte të rralla që lidhen me futbollin francez.

Koleksionistet kanë mundësi ta bëjnë për vete një nga fanellat historike.

Në këtë ankand do të dal në shitje edhe fanella e Zinedine Zidane, që kishte veshur në finalen e Kupës së Botës 1998.

Franca në atë finale shënoi fitore 3-0 ndaj Brazilit, me dy golat të shënuar nga ”Zizou”.

Çmimi bazë për fanellen e Zidane do të jetë midis 25,000 dhe 30,000 euro.