Ballina Sport Formula 1 nis sezonin e ri! McLaren dominon provat zyrtare në Australi,...

Formula 1 nis sezonin e ri! McLaren dominon provat zyrtare në Australi, Verstappen nis i treti, zhgënjen Ferrari

39
0

Formula 1 ka nisur zyrtarisht sezonin e ri 2025, me provat zyrtare që vendosën radhën e nisjes në Çmimin e Madh të Australisë që do të zhvillohet të dielën e 16 marsit.

Kampionët si konstruktorë të vitit të shkuar, McLaren ishin dominant në këto prova, me Lando Norris që do të niset i pari dhe menjëherë pas tij do të jetë shoku i tij i skuadrës, Oscar Piastri.

Kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen nuk mbetet pas, i cili do të niset i treti, ndërsa i katërti është Rusell i Mercedes.

Ferrari zhgënje me dyshen Hamilton-Leclerc, me monegaskun që do e nisë garën nga vendi i shtatë dhe një vend pas tij do të jetë britaniku.

Surpriza ishte Williams, me Alex Albon që siguroi nisjen nga vendi i gjashtë, ndërsa Sainz do të niset i 10-ti. Një tjetër surprizë ishte dhe Yuki Tsunoda, me japonezin që do ta nisë garën nga vendi i pestë.

Çmimi i Madh i Australisë do të startojë në orën 05:00 të dielën e 16 marsit.