Kanye West dhe Bianca Censori u panë bashkë në Los Angeles, ku reperi 47-vjeçar zhvilloi audicione për rikthimin e projektit të tij “Sunday Service”.
Mes spekulimeve për një ndarje të mundshme, çifti u shfaq i afërt ndërsa Bianca, ndryshe nga paraqitjet e saj të mëparshme provokuese, kishte zgjedhur një veshje më të mbuluar me një trupore të zezë.
West ka qenë në qendër të polemikave për deklaratat e tij antisemitike, që i kanë kushtuar bashkëpunime të mëdha dhe përjashtimin nga platforma sociale X.
Ndërkohë, ai po përballet edhe me probleme ligjore pasi organizata e tij “Sunday Service” humbi statusin e përjashtimit nga taksat për mosdorëzimin e dokumenteve të nevojshme për tre vite.
Pavarësisht lajmeve se ai dhe Censori ishin drejt divorcit, burime pranë çiftit sugjerojnë se ata po i japin një shans të dytë martesës së tyre, duke diskutuar rrugët për të vazhduar së bashku.
Censori ishte në qendër të vëmendjes pas paraqitjes me një fustan ultra të tejdukshëm në Grammy 2025, veshje që thuhet se ishte ide e West.
Reperi dhe bashkëshortja e tij u panë gjithashtu në premierën e filmit të tyre artistik avangard, ku Bianca luan rolin kryesor.
Ndërkohë, polemikat rreth West vazhdojnë, me kritika të shumta për deklaratat e tij, të cilat kanë ndikuar negativisht edhe në reputacionin e tij ndërkombëtar.