Ballina Politika “Kush do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë”/ Rama: Të mos...

“Kush do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë”/ Rama: Të mos na ndajnë më si delet e zeza kur hyjmë në kufi

22
0

Edi Rama: Mund ta mbyllim këtë histori diskriminimi dhe mos të na ndajë më askush si dele te zeza nga tufa kur hymë në një kufi. Të mos i japim llogari një polici se pse hymë në një vend të BE dhe kur do ikim.

Pasaporta duhet të ndryshojë dhe duhet të shtohet diçka themelore, BE dhe Republika e Shqipërisë.

Një mandat më i fortë se të tra këto të tjerat. Kush e do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë, të bashkohet. Me votën e bashkuar na jepni mundësinë të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Me pasaportën e BE do punoni me të njëjtat të drejta si çdo shtetas europian dhe duke përfituar si ata sigurimet shoqërore.

Do bëhet shumë më e lehtë hyrja pa viza në shumë vendet jashtë BE-së. Me pasaportën europiane do fitojnë të njëjtat standarte të mbrojtës së të drejtave.