Ballina Sport La jashtë Taulant Seferin për ndeshjet e marsit me Shqipërinë, Silvinjo tregon...

La jashtë Taulant Seferin për ndeshjet e marsit me Shqipërinë, Silvinjo tregon arsyen

0
44

Silvinjo ka publikuar listën e Shqipërisë sa i përket ndeshjeve të marsit.

Trajneri ka lënë jashtë Taulant Seferin, një lojtar shumë të besuar në kohën e tij te kuqezinjtë. Armando Broja ka rrezikuar gjithçka dhe është i përfshirë në këtë listë, ndërsa padyshim që mëkati më i madh është dëmtimi i Mario Mitajt.

“Kemi 4 mungesa të rëndësishme. Mitaj nuk ia doli dot, do të operohet dhe do të qëndrojë jashtë për ca kohë. Daku gjithashtu ka një dëmtim dhe prandaj nuk është në këtë grumbullim. Folëm edhe me Lacion, Hysaj do të kthehet pas Kombëtares, por nuk ishte i gatshëm tani.

Gjithashtu mjeku ynë foli me mjekun e Zaragozës pë Keidi Baren, por edhe ai ishte i dëmtuar. Ne kemi shumë dëmtime, por edhe Anglia ka dëmtime, kjo është puna e Kombëtares.

Seferi jashtë? E lashë jashtë në aspektin strategjik, kemi shumë lojtarë në krahun e majtë dhe për këtë arsye.

Kemi Bajramin atje, Mucin, kemi Mehmetin, Seferin, kemi Hoxhën. Ne kemi një ëndërr për të arritur, duam të shkojmë në Botëror.

Seferi ka bërë mirë me Kombëtaren, por ky është vendimi strategjik. E di që do më pyesni edhe për Anis Mehmetin, por e përsëris, cështje strategjia. Seferi mungon sot, por mund të jetë nesër. Anis Mehemeti mungon sot, por mund të jetë nesër”, tha Silvinjo.