Ballina Sport Messi nuk mendoi gjatë për të emëruar lojtarin e Anglisë që mund...

Messi nuk mendoi gjatë për të emëruar lojtarin e Anglisë që mund të kishte luajtur me të në Barcelonë

29
0

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk ishte menduar gjatë kur ishte pyetur për lojtarin ‘e jashtëzakonshëm’ të Anglisë që mund të kishte luajtur me të te Barcelona.

Në vitin 2015 i pyetur se cilët lojtarë anglezë do të lulëzonin në top ligën e Spanjës, argjentinasi u përgjigj direkt.

“Rooney ka cilësi të jashtëzakonshme. Jo vetëm aftësi të shkëlqyera teknike, por gjithashtu punon shumë për ekipin e tij. Jam i sigurt se Manchester United nuk do ta lërë kurrë të largohet”, kishte thënë Messi.

Ndjenja është e ndërsjellë pasi Rooney i ktheu komplimentin teksa e quajti Messin si më i miri përpara ish-bashkëlojtarit të tij në Man United, Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se Messi, ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ishte shprehur Rooney.

Ndryshe, Messi luajti tek Barcelona me disa shokë elitarë, duke përfshirë Andres Iniesta, Xavi, Neymar dhe Luis Suarez gjatë kohës së tij në Camp Nou.