Një 41-vjeçar është vendosur në pranga në fshatin Tresenik, Devoll pasi ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit të policisë kalimet varionin nga 600 deri në 800 euro.
“Gjatë këtij operacioni, u kap në Tresenik, dhe u vu në pranga shtetasi B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Tresenik, Devoll, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, informoi sot policia.
Po ashtu blutë informojnë se i arrestuari në bashkëpunim me një person me inicialet K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin grek.
Operacioni u kodua ‘Green Border’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.