Penalltia e Alvarez në Champions League në ndeshjen ndërmjet Atleticos dhe Real Madrid vijon të jetë çështje diskutimi. 11-metërshi, i ekzekutuar nga sulmuesi i Los Colchoneros, që përfundoi me gol, u anulua pas një kontrolli VAR për një prekje të dyfishtë të topit.
Për këtë rast u pyet nga një gazetar, trajneri i Barceloës, Hansi Flick.
“Çfarë do nga unë? Ishte një situatë shumë fatkeqe. Ndihem keq për të, sepse ai është shumë i mirë, një nga më të mirët për momentin. Por nuk kam asgjë për të komentuar. Unë nuk e mora atë vendim. Ndihem keq për të. Është vetëm një nga ato gjëra që mund të ndodhin. Është e pafat”- tha Flick.