Ballina Rajoni Politikani malazez, Ivan Vukoviç arrestohet nga BIA serbe pak pasi mbërrin në...

Politikani malazez, Ivan Vukoviç arrestohet nga BIA serbe pak pasi mbërrin në Beograd. Mbrëmë shpërndau video nga protesta kundër Vuçiç

19
0

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd. Ai është ndaluar nga Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA) e Serbisë, raporton media malazeze Vijesti.me.

Vukoviç u ndalua nga Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) e Serbisë.

Ky informacion është konfirmuar nga “Vijesti” me burime nga DPS, e cila tha se një person i afërt me Vukovicin, i cili ishte me të privatisht në Beograd, u arrestua nga anëtarët e BIA-s, teksa po dilte nga hoteli.

Një burim i “Vijesti” i cili ishte i pranishëm në paraburgimin e Vukoviçit tha se para ashensorit i kanë pritur disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët janë prezantuar si anëtarë të BIA-s dhe e kanë ndaluar atë.

Vukoviç u tha atyre se ai ishte në Beograd për të shoqëruar një anëtar të familjes që ishte atje për arsye shëndetësore.

Ai u shpjegoi se do të ktheheshin në Mal të Zi, por megjithatë e kanë ndaluar.

DPS tha për “Vijesti” se nuk i dinin detajet e vendndodhjes aktuale të Vukoviçit dhe se aktualisht po tentojnë të punësojnë një avokat.

Vukoviç mbrëmë ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video nga protesta në Beograd.