Ballina Rajoni Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

Probleme me zemrën, shtrohet në spital kryeministri i Kroacisë

32
0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi të herëpashershëm të ritmit të zemrës.

Zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Miliç, njoftoi se procedura ishte planifikuar më parë dhe shkoi pa probleme.

Plenkoviç ka pasur një problem të vazhdueshëm me fibrilacionin atrial (çrregullim i ritmit të zemrës), për shkak të të cilit iu nënshtrua një procedure invazive, gjatë së cilës venat pulmonare u izoluarn për të reduktuar rrezikun e aritmive.