Ballina Aktualitet Protesta e opozitës, policia blindon kryeqytetin! Qindra forca policore në gatishmëri

Protesta e opozitës, policia blindon kryeqytetin! Qindra forca policore në gatishmëri

28
0

Teksa Partia Demokratike ka thirrur një protestë pas vendimit për mbylljen e rrjetit social TikTok, policia ka blinduar kryeqytetin.

Rreth 800 forca janë në gatishmëri, duke përfshirë forca të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, patrullat Shqiponjat dhe qarkullimi i Policisë Kriminale.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, në gatishmëri janë edhe dhjetë grupe të Forcës Kombëtare të Tiranës.

Autoritetet kanë vënë në dispozicion dy ujëhedhës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë.

Uniformat blu kanë blinduar Kryeministrinë, teksa pritet që protesta të nisë në orën 19:00.