Ballina Lifestyle Salma Hayek zbulon sekretin e formës së saj: Stërvitje vetëm katër herë...

Salma Hayek zbulon sekretin e formës së saj: Stërvitje vetëm katër herë në vit

20
0

Aktorja meksikane-amerikane Salma Hayek, 58 vjeçe, ka habitur fansat duke zbuluar se stërvitet vetëm katër herë në vit, pavarësisht fizikut të saj të tonifikuar dhe energjisë rinore.

Në një intervistë për Marie Claire, Hayek u shfaq mahnitëse në një trup dantelle, duke demonstruar fleksibilitetin e saj natyral dhe duke treguar se ruajtja e formës për të nuk varet nga palestra.

“Katër herë në vit vendos muzikë dhe eci në rutinen time. Mos më kërkoni të vrapoj; gjinjtë e mi nuk janë bërë për këtë”, u shpreh aktorja me humor, duke shtuar se e pëlqen trupin e saj të tanishëm dhe nuk dëshiron të ndryshojë, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ajo pranoi se ende ka nostalgji për trupin që kishte në moshën 25-vjeçare.

Pavarësisht se dikur ishte e njohur si një ikonë seksi, Hayek theksoi se mosha i ka dhënë mundësinë të shtrihet në role të tjera dhe të mos kufizohet vetëm nga pamja e saj.

“Ishte një kohë kur unë isha vajza seksi, por falë Zotit, mosha më lejoi të zgjerohem në territore të tjera. Edhe pse jam ende seksi dhe e përqafoj këtë fakt”, tha ajo.

Aktorja, e cila vazhdon të jetë aktive në kinematografi dhe prodhim filmash, e sheh plakjen si një proces ndryshe nga sa e kishte imagjinuar.

“Mendova se me kalimin e moshës do të ndalesha së punuari ose nuk do të isha më e dashuruar, por e kundërta ka ndodhur”, tha ajo, duke iu referuar martesës së saj me miliarderin François-Henri Pinault.

Salma Hayek mbetet një simbol force, bukurie dhe suksesi, duke dëshmuar se mosha nuk është një pengesë për të ndjekur ëndrrat dhe për të ruajtur një qëndrim pozitiv ndaj jetës.