Ballina Kronika Të dënuar për vrasje në Itali, arrestohen dy kushërinjtë në kërkim që...

Të dënuar për vrasje në Itali, arrestohen dy kushërinjtë në kërkim që prej 1999! Fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet të rremë

45
0

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë arrestuar në Dibër.

Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina të dënuar për vrasje ishin në kërkim që prej vitit 1999.

Sipas njoftimit të policisë ata fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit,  në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të  shtetasve me rrezikshmëri, bazuar në inteligjencën  policore dhe bashkëpunimi i ngushtë  me  Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë,  organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar  “Difficult conditions”.

Në kuadër të operacionit  nga shërbimet e Drejtorisë së  Forcës së Posaçme Operacionale  në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur  lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale , kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i  dy shtetasve shqiptarë :

 Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç,  dhe  Niko (alias Faslli)  Sina , 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.(kushërinj).

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”,  dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar  B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S,  për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër

Falënderim i veçantë për Shërbimin e Qendrës Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës, për  koordinim të informacioneve dhe lëshim të urdhërarresteve nga  Prokuroria e  Përgjithshme  pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.

Bashkëpunim i ngushtë u realizua nga  Divizionin e 2-të dhe Zyra e Ekspertit të Sigurisë në  Shqipëri e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane.

Finalizimi i këtij operacioni me shkallë të lartë vështirësie, në vijim të dhjetëra operacioneve të zhvilluara më parë për kapjen e personave në kërkim për llogari të drejtësisë italiane, tregon qartë angazhimin maksimal dhe profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar me partnerët pa rezerva dhe si të barabartë, qoftë në veprime hetimore ashtu dhe në ato operacionale.