Ballina Politika Basha nga Njësia 3: Shqipëria meriton ndryshim të vërtetë, jo riciklimin e...

Basha nga Njësia 3: Shqipëria meriton ndryshim të vërtetë, jo riciklimin e Trekëndëshit të Bermudës

17
0

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Njësinë 3 në Tiranë, ku ishte i shoqëruar nga kandidati për deputet Hysen Xhura dhe drejtuesit e strukturës së degës.

Në fjalën e tij, Basha nënvizoi se Koalicioni Euroatlantik është alternativa e vetme që ofron një ndryshim të vërtetë, me një program konkret për çdo sektor të shoqërisë, të përgatitur nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Ai theksoi se, ndryshe nga Trekëndëshi i Bermudës, Koalicioni Euroatlantik garon me lista të hapura, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

“Ne u kemi ofruar qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë një alternativë të vërtetë dhe një ekip që do të sjellë ndryshimin! Është koha t’i japim fund përdorimit të pushtetit për interesa personale nga Trekëndëshi i Bermudës!” – u shpreh Basha.

Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik është angazhuar në një betejë të qartë kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe kapjes së shtetit, duke mbështetur fuqishëm drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë në BE, që sipas tij, është penguar nga qeveria Rama për 12 vite.

Basha deklaroi se Koalicioni Euroatlantik do të jetë pranë qytetarëve, me një fushatë që shkon derë më derë, për të dëgjuar dhe për të ofruar zgjidhje reale për problemet e tyre.

“Fushata jonë nuk është e fasadave, por e realitetit. Do të jemi në çdo lagje, në çdo familje, për të dëgjuar njerëzit dhe për t’u treguar se ka një rrugëdalje nga ky sistem i kapur nga korrupsioni dhe interesat personale.”

Gjatë takimit, Basha u kërkoi drejtuesve të njohin qytetarët me programin e Koalicionit Euroatlantik, i cili synon të krijojë një ekonomi më të fortë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.