Ballina Lifestyle Tom Cruise dhe Ana de Armas sërish bashkë, aktorët fotografohen në Londër

Tom Cruise dhe Ana de Armas sërish bashkë, aktorët fotografohen në Londër

10
0

Një muaj pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Soho të Londrës, që ndezi thashethemet se ata ishin çift, Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë sërish bashkë, në Londër mbrëmjen e së premtes, 14 mars. Dy aktorët dukeshin në humor të mirë, teksa bisedonin dhe qeshnin me stafin e heliportit.

Cruz dhe de Armas u fotografuan së bashku në Londër muajin e kaluar, më 13 shkurt, gjatë një nate jashtë. Aktorja kubane mbante në duar dy çanta me ushqime, ndërsa të dy përshëndetën fansat përpara se të hipnin në një taksi. Në atë kohë, një burim zbuloi për PEOPLE se darka e tyre ishte mbajtur në prani të agjentëve të tyre dhe kishte të bënte me bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. I njëjti person kishte sqaruar se “nuk kishte situata romantike, vetëm një atmosferë miqësore ”.

Ana de Armas ka shprehur më parë admirimin e saj për Tom Cruise dhe aftësitë e tij kinematografike në skena të rrezikshme. Në një intervistë të vitit 2023 me USA Today, ajo e quajti punën e tij “të mahnitshme”.

Edhe pse ka marrë pjesë në disa filma aksion vitet e fundit, ajo është shprehur se ende nuk është në nivelin e Cruise. “Unë e kuptoj plotësisht pse ai e bën atë.” “Është e dhimbshme, trupi juaj dhemb kudo, por është gjithashtu jashtëzakonisht e këndshme,” tha ajo. “Sikur të thosha fjalët e mia dhe dikush tjetër të më bënte skenat e rrezikshme, do të më mungonte gjithë argëtimi”, kishte theksuar ajo.