Ballina Politika Rama: Kënaqësi e rrallë, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale u zgjodh...

Rama: Kënaqësi e rrallë, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale u zgjodh një shqiptar ndër më të mirët

15
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Joan Pelushit si kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Rama shkruan se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u zgjodh një shqiptar ndër më të mirët.

Kreu i qeverisë ndaj edhe një mesazh për Joan Pelushin, duke u shprehur që “Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë”.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.