Ballina Aktualitet BKT fut hundët në zgjedhje, rreshtohet në krah të Partisë Socialiste

BKT fut hundët në zgjedhje, rreshtohet në krah të Partisë Socialiste

119
0
Banka Kombëtare Tregtare (BKT), një nga institucionet financiare më të mëdha në vend, ka bërë një zgjedhje të qartë politike duke u rreshtuar hapur në krah të Partisë Socialiste në këtë fushatë elektorale. Disa fotografi të postuara në rrjetet sociale nga vetë BKT dëshmojnë qartë pozicionimi politik të saj. Në këto foto, që Zoom.al po i publikon më poshtë, shihen eksponentët kryesorë të mazhorancës që festojnë krah për krah me drejtues të lartë të bankës dhe figura të njohura të biznesit që nuk e fshehin përkrahjen e tyre për PS-në.

Në këto imazhe, shihen ministra të qeverisë si Taulant Balla, Arbjan Mazniku apo Bora Muzhaqi, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish -ministrja e Arsimit dhe deputetja Evis Kushi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja qe drekojnë nën shoqërinë e CEO-s së BKT, Seyhan Pencablıgil dhe biznesmeni Gjergj Luca, i njohur për thirrjet e tij të hapura në mbështetje të Partisë Socialiste.

Ky aktivitet, i organizuar me rastin e Ditës së Verës në Elbasan, nuk është thjesht një festim tradicional, por një demonstrim i qartë i kapjes së BKT nga mazhoranca qeverisëse. Nuk mund të jetë rastësi që në këtë event nuk pati asnjë përfaqësues i opozitës, një sinjal i qartë se BKT ka zgjedhur të jetë pjesë e mekanizmit politik dhe elektoral të socialistëve.

Këto foto dalin në një moment kur partitë politike sapo kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë, duke e bërë edhe më të qartë anshmërinë politike të BKT-së, e para bankë në historinë e Shqipërisë që pozicionohet politikisht kaq hapur./zoom