Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u ekstradua nga Interpol Madridi dhe mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas mbrëmjen e kësaj të marte.
Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi të pranojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij, pavarësisht kundërshtimeve të 53-vjeçarit, i cili pretendoi se kthimi në Shqipëri do të rrezikonte jetën e tij.
Berisha u shoqërua nën masa të rrepta sigurie dhe tashmë pritet të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat e ngritura ndaj tij.