Ballina Politika Rama publikon ‘simbolin’ e fushatës: Në 11 Maj votoni numrin 5, për...

Rama publikon ‘simbolin’ e fushatës: Në 11 Maj votoni numrin 5, për pasaportën europiane

7
0

Kryeministri Edi Rama bën thirrje që çdo shqiptar duhet të votojë numrin 5 në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 maji.

Sipas tij kjo është rruga për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Imazhi” i fushatës së PS duket se do te jetë një pëllëmbë e hapur që simbolizon numrin 5.

“MIRËMËNGJES dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.