Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 njerëz për shkak të postimeve “provokuese” në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njoftoi Qeveria turke të enjten.
Imamoglu u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.
Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.
Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar me slogane kundër qeverisë, pavarësisht se autoritete i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglut.
Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, me “postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje” pas arrestimit të Imamoglut dhe 105 personave të tjerë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar të dyshuarit e mbetur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në X.