Ballina Politika Berisha firmos para banorëve të njësisë 8: S’do të ketë urbanizim përpara...

Berisha firmos para banorëve të njësisë 8: S’do të ketë urbanizim përpara legalizimit!

33
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka firmosur një angazhim para banorëve të njësisë 8 të kryeqytetit, duke theksuar se nuk do të ketë urbanizim pa kaluar procesi i legalizimit.

Gjatë takimit me drejtuesit, kandidatët dhe mbështetësit e PD, Berisha shprehu kënaqësinë që kishte mundësinë të diskutonte mbi programin e partisë dhe zgjidhjen e disa problemeve thelbësore për qytetarët shqiptarë.

Një nga problemet më të rëndësishme, i cili është bllokuar për shkak të burokracisë dhe korrupsionit, është legalizimi i ndërtimeve. E lexova dokumentin që më paraqiti Xhonatani dhe e firmosa menjëherë. Kjo do të jetë një nga prioritetet tona,” tha Berisha.

Ai garantoi se pronarët e tokës do të dëmshpërblehen në vlerë tregu dhe do të ketë një proces të qartë dhe transparent për legalizimin e ndërtimeve pa asnjë pagesë shtesë. “Ne do të bëjmë të drejtën dhe do të legalizojmë, pastaj do të mund të bëhet urbanizimi. Ky është një proces që ne do ta udhëheqim dhe do të vijmë për të bërë ndryshimin,” shtoi ai.

Berisha gjithashtu kritikoi qeverinë për “bonusët qesharakë për qiratë”, ku sipas tij, qytetarëve u jepet vetëm gjysma e qirasë për një shtëpi të shpronësuar. Ai premtoi se, nën qeverisjen e tij, do të paguhet qiraja e plotë me çmim tregu dhe se qytetarët do të kenë besim tek ligji dhe shteti.

Në përfundim, Berisha siguroi banorët se ato angazhime që ai dhe Partia Demokratike kanë firmosur do të jenë një nga aktet e para të qeverisë së ardhshme, duke premtuar një ndryshim të menjëhershëm dhe të prekshëm për qytetarët.