Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur për duelin e nesërme mes Anglisë dhe Shqipërisë e vlefshme për para-kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
De Bias foli për ‘PanormaSport’ dhe tregoi se si duhet t’i qaset lojës trajneri Sylvinho.
Ai thotë se Shqipëria nuk duhet të parkojë autobusin në “Wembley” sepse ka cilësi.
“Unë mendoj se të gjitha ndeshjet duhet të luhen, edhe kjo ndaj Anglisë.
Autobusin t’ia lëmë ndonjë tjetri… Në ditët e sotme është e rëndësishme që të kesh dominimin e lojës në rast se mund të bëhet.
Shqipëria ka shumë lojtarë të fortë teknikisht në mesfushë dhe nuk duhet që të luajmë me topa të gjatë, apo të hedhim topin kot.
Duhet t’i detyrojmë ata që të vrapojnë pa top. Duhet të luajmë përpara mendoj dhe të krijojmë vështirësi në ¾-t e fushës së tyre.”, ka thënë De Biasi