Ballina Kronika DURRES/ I vodhi me dhunë çantën, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet...

DURRES/ I vodhi me dhunë çantën, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari

43
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Ilir Biba, 44 vjeç, banues në Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.