Ballina Kronika Dyshohet se i shërbente një grupi kriminal dhe iu gjet armë e...

Dyshohet se i shërbente një grupi kriminal dhe iu gjet armë e eksploziv, arrestohet 57-vjeçari

41
0

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbante të fshehura armë dhe eksplozivë për llogari të grupeve kriminale. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Explosion”. Falë inteligjencës policore dhe pajisjeve operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të shkëputur në 10 kallëpe.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, Xhevair Sinanaj, i cili posedon dhe mban të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale. Bazuar në të dhënat e sigurisë nga inteligjenca policore, shërbimet e sigurisë së DVP Vlorë, organizimi i suksesit të operacioneve policore të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe pozimit të lëndës së eksplozivimit.

Gjatë operacionit, në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 57 vjeç, banues në këtë zonë. Gjatë kontrollit të ushtruar pranë materialeve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës:

•3 armë zjarri, të fshehura në një çante.
•Një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Nga hetimet e fundit se këto armë dhe lëndë eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim në aktivitetet e paligjshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.