Ballina Lifestyle Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë...

Elton Ilirjani: Biznesmenët që premtuan ndihmë për Parashqevi Simakun, nuk dhanë asnjë dollar – e bënë vetëm për klikime

0
28

Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili i ka qëndruar pranë këngëtares legjendare Parashqevi Simaku në muajt e fundit të rehabilitimit të saj, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Ai zbuloi se shumë biznesmenë të njohur shqiptarë, të cilët fillimisht ofruan ndihmë financiare për artisten, nuk e mbajtën premtimin e tyre.

Ilirjani theksoi se përveç Kadri Morinës dhe atyre që kontribuuan përmes platformës GoFundMe, askush tjetër nuk e ndihmoi vërtet Simakun. Ai shprehu zhgënjimin e tij për ata që, sipas tij, përdorën këtë çështje vetëm për vëmendje mediatike.

“Përveç Z. Kadri Morina, askush tjetër nuk e ka ndihmuar ose atyre që kanë dhënë në GoFundMe. Askush përveç meje dhe Elvirës. Kanë qenë thjesht për të marrë klikime, për të dalë në media si disa biznesmenë të tjerë, asnjë dollar. Madje edhe drejtues organizatash shqiptare në New York, na morën, na përdorën, kënduan, kërcyen, na çuan në restorante dhe nuk na dhanë asnjë dollar”, deklaroi Ilirjani.

Parashqevi Simaku tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar, kur u bë e ditur se ajo ishte duke jetuar në rrugë, e pastrehë, në SHBA.

Gjendja e saj e rënduar u dokumentua nga një emision amerikan, duke nxitur një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga diaspora dhe shqiptarët kudo në botë.

Pavarësisht premtimeve të shumta, duket se ndihma reale për Simakun ka ardhur vetëm nga një grup i vogël njerëzish, të cilët e kanë mbështetur atë pa bujë mediatike.