Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton të hënën, e 24 marsit, programin dhe kandidatët në lista për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni përbëhet nga dy parti, “Djathtas 1912”, dhe LZHK e Dashamir Shehit.
Në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv, kreu i partisë “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj e konsideroi pozitive për arenën politikë futjen e partive të reja të cilat duket se po mbështeten dhe nga shqiptarët.
“Profilet dhe koalicionet e reja pak e nga pak po futen në arenën politike. Një nga synimet është çarja e sistemit politik bipolar po përgjigjen dhe shqiptarët”
Po a po bëjnë partitë e reja lojën e partive të tjera, a ka ‘flirte” mes tyre?
Alibeaj denoncon bashkëpunimin e Lulzim Bashës me Taulant Ballën, ndërsa sa i takon partive të tjera të vogla është i besimit se janë të vjetrit që synojnë të përhapin thashetheme me qëllim që të mos përçahet binomi PS – PD
“Partia e Taulant Ballës e ka bërë koalicionin ‘euroatlantik’. Duket qartazi që pjesa e vjetër politike është e shqetësuar. Nuk dua ta mendoj dhe nuk kam asnjë provë që subjektet e reja të jenë të tuteluara as nga PD e as nga PS. Legjendet urbane janë dhe do të jenë. E udhës të injektojmë dhe të bazohemi jo tek thashethemnaja. Nisma ‘Thurje’, lëvizja ‘Bashkë” kanë qëndrim pro SPAK, që nuk e kanë partitë e vjetra. Është e udhës të gjykohen për fjalët që thonë. Thashethemnaja hapet nga të vjetrit.