Ballina Kosovë Maqedonci i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja trepalëshe për mbrojtje është mesazh për paqe

Maqedonci i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja trepalëshe për mbrojtje është mesazh për paqe

28
0

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se marrëveshja trepalëshe në fushën e mbrojtjes të nënshkruan nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia dy ditë më parë, nuk ka synim të kërcënojë asnjë shtet, por është një mesazh për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Maqedonci theksoi edhe rolin e Shqipërisë dhe Kroacisë në mbështetjen e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ne nuk synojmë të kërcënojmë askënd, as në Ballkanin Perëndimor, as kudo tjetër. Deshirojmë të dërgojmë mesazh për stabilitet dhe siguri, por edhe mesazh për të gjithë ata që synojnë të kërcënojnë sigurinë në Ballkanin Perëndimor, territorin dhe jetën e qytetarëve të vendeve tona. Në dokument theksohet qartë angazhimi i Shqipërisë dhe Kroacisë për të mbështetur Kosovën në integrimin e strukturave euroatlantike, që do të thotë se këto dy vende të NATO-s mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Kjo është mirëseardhur për ne, duke parë ambientin e sigurisë në rajon dhe Evropë, dhe duke pasur parasysh nevojën e Kosovës për mbështetje nga vendet e NATO-s. Por edhe ne, si Republikë e Re, do të angazhohemi t’i mbështesim Kroacinë dhe Shqipërinë aty ku mund të japim ndihmën tonë, tha Maqedonsi.

Sipas Maqedonsit rrënjët e këtij bashkëpunimi janë formuar para një viti, ku të tri vendet kanë rënë dakort për zgjerimin dhe thellimit e bashkëpunimit ushtarak, dhe jo vetëm.

“Rrënjët e gjithë këtij bashkëpunimi dhe dakordësimi për të pasur një marrëveshje të përbashkët mes tri vendeve janë formuar para një viti, ku kemi pasur diskutime edhe me ministrin kroat të mbrojtjes, dhe veçanërisht me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu. Kemi rënë dakord që të fuqizojmë, zgjerojmë dhe thellojmë bashkëpunimin ushtarak mes tri vendeve, dhe jo vetëm ushtarake, por në fushën e mbrojtjes në përgjithësi.

Është mëse e natyrshme që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova të kenë një marrëveshje të tillë, si marrëveshja e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, që bashkon vende që ndajnë të njëjtat vlera dhe interesa për paqen dhe stabilitetin. Po ashtu ekziston vullneti i Bullgarisë për t’u bashkangjitur kësaj iniciative, dhe vende të tjera besoj se do të kenë të njëjtën qasje në raport me iniciativën e tri vendeve tona”, potencoi ai.