Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Monika Kryemadhit që kërkonte heqjen e sekuestros së një vile në pronësi të deputetes që ndodhet në Kodra e Diellit në Tiranë.
Në dhjetor të vitit të kaluar , Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sekuestron për vilën në pronësi të nënës së Kryemadhit, po tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë. Vila iu rikthye Fatime Kryemadhit në Apelin e Posacëm , ndërsa në Shkallën e Parë kishte pranuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e dy vilave.
Ndaj Kryemadhit po zhvillohen hetime për 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ku i përshirë është edhe ish-presidenti Ilir Meta që po qëndron në masën e arrestit në burg.