“Ky është neni 244 i Kodit Penal. Shiheni me vemendje. Mjafton të premtosh ose të propozosh dhe ti je i dënueshëm për Korrupsion aktiv.”
Me këto rreshta nis postimi i avkokatit Ylli Manjani, i cili e paraqet nenin në fjalë si bolshevik, pasi nëpërmjet një fjale të vetme ky nen mund të të çojë në burg.
Manjani shprehet se fuqia e këtij neni kriminalizon një shoqëri të tërë, pasi gjithkush premton apo propozon diçka në raste nevoje, porse ai shton se ky ligj do të përdoret për raste selektive ku të jetë nevoja.
Avokati del hapur kundra këtij ligji duke pohuar se drejtësia penale dënon veprimin që ka sjellë pasojën, jo mendimin apo fjalët.
Postimi i Manjanit:
Ky është neni 244 i Kodit Penal.
Shiheni me vemendje.
Mjafton të premtosh ose të propozosh dhe ti je i dënueshëm për Korrupsion aktiv. Nuk ka rëndësi e jep apo jo plaçkën e korrupsionit, mjafton premtimi!!!
Një fjalë e vetme dhe fap të çon në burg.
Ky është rasti kur fjala të bën fajtor.
Kodi Penal bolshevik, i cili nga njëra anë e ndalon dënimin e mendimit dhe përgatitjen për krim dhe, nga ana tjetër të dënon për një fjalë në telefon, kriminalizon një shoqëri të tërë.
A ka shqipar që nuk premton apo propozon diçka kur ka nevojë?! Po çfarë t’u themi tani se janë të korruptuarit aktivë?!
Sigurisht që ligji penal në këto raste do jetë selektiv sepse burgjet nuk kanë 1 milionë vende.
Sigurisht që kur ligji lejon goditjet selektive dhe, të mendimit apo fjalëve të njerëzve është politik.
Kriminalizimi me ligj i një shoqërie, i mendimit apo ca më keq akoma i fjalës nuk ka lidhje me drejtësinë. Ska se si të ketë lidhje me të drejtën kur viktima, dmth ai që paguan (nga halli apo nga qejfi) quhet i korruptuar aktiv!
Lufta kundër korrupsionit në këto kushte është krejt politike. Që çke me të madje.
Kam qenë, jam dhe do jem kundër këtyre ligjeve. Këto janë ligje bolshevike.
Drejtësia penale dënon veprimin që ka sjellë pasojën, jo mendimin apo fjalët.
Pasoja e korrupsionit vjen nga veprimi abuziv i punonjësit publik dhe jo nga një shoqëri e tërë!