Ballina Sport Nis gara e klubeve, Gasperini do të largohet nga Atalanta

Nis gara e klubeve, Gasperini do të largohet nga Atalanta

14
0

E ardhmja e Gian Piero Gasperinit duket larg Atalantës, me trajnerin italian që pritet të largohet në fund të sezonit.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka tërhequr interes nga disa klube të huaja.

Përveç Juventusit dhe Romës, për trajnerin 67-vjeçar janë interesuar edhe klube nga Arabia Saudite, Franca dhe Portugalia.

Roma mbetet skuadra favorite, pasi Claudio Ranieri do të largohet në fund të sezonit. Atalanta aktualisht është e treta në Serie A , 6 pikë prapa Interit kryesues.

Skuadra tashmë është eliminuar si nga Coppa Italia ashtu edhe nga Liga e Kampionëve.