Ballina Kronika Operacion në Elbasan/ Policia ndalon dhëndrin e ish-kryebashkiakut, ja çfarë dyshohet

Operacion në Elbasan/ Policia ndalon dhëndrin e ish-kryebashkiakut, ja çfarë dyshohet

52
0

Policia e Elbasanit ka ndaluar Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini.

Sipas burimeve zyrtare, Mehaj është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë me dije  se Mehaj është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm.

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor  të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdin. Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.