Ballina Kosovë Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë

Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë

20
0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të kryejë veprime hetimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me dyshimet se zyrtarë publikë të kësaj ministrie kanë kryer vepra penale.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se dyshimet lidhen me renovimin e objektit që dikur e ka shfrytëzuar partia politike, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, i cili tani është nën menaxhimin e Ministrisë.

Prokuroria ka thënë se zyrtarët publikë dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik” dhe “falsifikim të dokumenteve”.