Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik, teksa i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë.
Rama më tej shton se duhet të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ‘aleanca e kënetës madhështore’.
“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin.
Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O Lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.
Ej po akoma nuk t’u bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani.
Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4. Nejse, kape pak unikun kape“, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.
Ironisë për paketat e cigareve, Rama i përgjigjet kështu: “E kam lënë cigaren se të ka ngelur ora ku ndjenjëm bashkë deri pas mesnate që u thanë dy paketa se mi pive ti gjysmat më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret por edhe gjysmën e qeverisë ta thashë po aha.”