Ballina Sport Rrugëtimi i kombëtares drejt Botërorit, Silvinjo: Ekipi duhet të punojë shumë

Rrugëtimi i kombëtares drejt Botërorit, Silvinjo: Ekipi duhet të punojë shumë

19
0

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka theksuar në konferencën për shtyp se ekipi duhet të punojë shumë dhe të luftojë për çdo pikë në shpresat për kualifikimin në Botërorin 2026.

Ai u shpreh se nuk ka një rrugë tjetër, përveçse të japin gjithçka në fushë, duke lënë zemrën dhe shpirtin për të arritur objektivat.

“Ka vetëm një rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë, çdo metër në fushë është i rëndësishëm,” theksoi Sylvinho, duke shtuar se kombëtarja ka lojtarë të mirë, të fortë fizikisht dhe me eksperiencë, por është e nevojshme që të ecin përpara me angazhim të plotë.