Ballina Kronika Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Apeli lë në burg dy gratë nga...

Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Apeli lë në burg dy gratë nga Saranda

21
0

Me masën “Arrest në burg” ka  qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar  të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.

Ndalimi i 42-vjeçares Silvana Osmani dhe 39-vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muajsh hetimesh me metoda proaktive.