Në SHBA gjëra të çuditshme po ndodhin dhe rritja astronomike e çmimit të vezëve, nuk është as më e çuditshmja prej tyre.
Situata tejet kaotike me rritjen e çmimit të vezëve dhe mungesën e theksuar të ushqimit bazë në tryezat e amerikanëve ka shkaktuar një debat shumë të gjerë.
Ndihmë u është kërkuar edhe vendeve fqinje dhe atyre evropiane, por lufta tregtare që Trump ka nisur i ka lënë SHBA-të me pikëpyetje të mëdha.
E në gjithë këtë, Shtëpia e Bardhë përmes sekretares për Shtyp, Karoline Leavitt, habiti me një deklarata
“Administrata Biden vrau afro 8 MILIONË pula përpara inaugurimit të presidentit Trump, duke çuar në mungesë furnizimi dhe çmime më të larta”, shkruan ajo.
Leavitt e publikoi këtë deklaratë në faqen zyrtare të sekretares për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë në X.
“Kriza e vezëve është kriza e Biden”, shton ajo. Teksa elozhet nuk mungojnë se Trump si president, do ta zgjidhi situatën.
Leavitt ka publikuar atashuar me postimin e saj edhe një grafik për vrasjen e shpendëve në SHBA. Sipas grafikut, ditët përpara inaugurimit të Trump, janë vrarë rreth 8 milionë shpendë.
Por grafiku nuk merr parasysh as faktin se gripi i shpendëve në SHBA është përhapur masivisht e as faktin se edhe më shumë shpend se kaq, janë vrarë në gusht 2024, për shkak të gripit. Por, krizë të tillë vezësh, nuk kishte asokohe!