Ballina Kronika Socialistët e kanë bërë SPAK sikur shkojnë te daja/ Bien në pranga...

Socialistët e kanë bërë SPAK sikur shkojnë te daja/ Bien në pranga dy zyrtarë të Partisë Socialiste, akuzohen për përfshirje në nxjerrjen e sekreteve hetimore (Emrat)

285
0

Ish-drejtuesi i IMT-së, Artjon Rrokaj dhe ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, njëherësh dhe zyrtarë të Partisë Socialiste janë ndaluar me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së prokurorit Bledar Maksuti.

Ky i fundit mësohet se ka nisur një hetim për nxjerrjen e disa dokumenteve dhe personat e arrestuar që janë pjesë e proceseve hetimore që bëhen nga prokurorët e SPAK dhe oficerët e Policisë Gjyqësore.

Gjithashtu bëhet me dije se Rrokaj dhe Gjoni janë marrë në pyetje nga prokurorët pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në drejtim të mediave dhe personave të tjerë materiale dhe dokumente hetimore të cilat janë në proces.