Ballina Sport Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira...

Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

30
0

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, iu kërkua të renditë 10 lojtarët e tij më të mirë në ekzekutimin e gjuajtjeve të lira në historinë e futbollit.

Në një intervistë të fundit për 433, mesfushorit gjerman iu dha opsioni për të renditur lojtarët e propozuar nga 1 në 10-të.

Ai e befasoi intervistuesen duke e lënë veten në pozitën e 10-të, duke mbetur jashtëzakonisht i përulur pavarësisht se shënoi disa gola të paharrueshëm në karrierën e tij.

Kroos më pas vazhdoi të emëronte ish -bashkëlojtarin e tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, në vendin e 9-të.

Ronaldo u rendit më poshtë si Wesley Sneijder, Hakan Calhanoglu, Ronaldinho dhe Lionel Messi.

Kroos zgjodhi Zinedine Zidane për pozitën e katërt në këtë renditje dhe përfundoi duke e emëruar Roberto Carlos si lojtarin më të mirë të goditjeve të lira sipas mendimit të tij.