Ballina Kronika U dogjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër viktimave në aksidentin e...

U dogjën brenda automjetit, zbardhen identitetet e katër viktimave në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, dy prej tyre vëllezër

64
0

Siç shihet nga fotot, makina është shkrumbuar plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Katër viktima është bilanci pas një aksidenti të ndodhur në Fushë Prezë. Një automjet dyshohet se është përplasur me një betoniere dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Për pasojë humbën jetën dy vëllezërit, Erid Laçi Enejd Laçi dhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës si dhe Enrikejd Kurti.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.