Ballina Rajoni Vdes gazetari slloven që e transmetoi i pari grevën e minatorëve të...

Vdes gazetari slloven që e transmetoi i pari grevën e minatorëve të “Trepçës”, reagon Kurti

32
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari grevën e minatorëve të “Trepçës” në TV Sllovenia.

Kurti tha se me publikimin e këtyre pamjeve kishte tronditur opinionin publik dhe kishte përçuar rezistencën politike të popullit shqiptar, në tërë Jugosllavinë

“Me ndjesi pikëllimi e mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory. Në dhjetë ditë e fundit të shkurtit të vitit 1989, kur minatorët e “Trepçës” ishin në grevë në horizontet e zgafellës së xeherores së Stantërgut, Iztok Tory ishte i pari që i transmetoi pamjet e tyre në TV Sllovenia. Guximi dhe profesionalizmi i Iztok Toryt, për dokumentimin e grevës së minatorëve të “Trepçës”, përçoi fuqishëm rezistencën politike të popullit shqiptar, në tërë Jugosllavinë, duke e tronditur opinionin publik. Libri i gazetarit Iztok Tory, “Zogjtë në Kosovë”, është një dëshmi dokumentare me vlerë historike për ngjarjet në Kosovën e vitit 1989.”

Kurti tha se Kosova do t’i jetë mirënjohëse përgjithmonë për këtë kontribut të tij për të vërtetën.

“Ngushëllime familjes së Iztok Toryt, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të”.