Ballina Kronika Aksident me vdekje në Kukës, makina përplas qytetarin, po udhëtonte me triçikël

Aksident me vdekje në Kukës, makina përplas qytetarin, po udhëtonte me triçikël

14
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës këtë mëngjes, ku i vdekur ka mbetur një qytetar rreth moshës 51 vjeç.

Viktima po udhëtonte me triçikël kur është përplasur nga makina.

Sipas korrespodentit të Top Channel, Bekim Lekica, viktima është identifikuar si Sadik Murtafi.

Ai fillimisht është dërguar në spital dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagët.