Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se shkaktoi një aksident fatal me furgon.
Sipas informacionit të policisë, 53-vjeçari përplasi një të mitur, i cili si pasojë e lëndimeve të marra humbi jetën në spital.
Materialet për këtë aksident dhe arrestim iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore.