Ballina Kronika Goditja e rrjetit të p*ostitucionit në Tiranë, kush është 47-vjeçarja që drejtonte...

Goditja e rrjetit të p*ostitucionit në Tiranë, kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia, ja me kë bashkëpunonte dhe roli i efektives

0
11

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni ku shfrytëzoheshin seksualisht vajza të huaja. Raportohet se aktiviteti drejtohej nga një 47-vjeçare, e cila jeton në Kolumbi.

Mësohet se janë lëshuar 11 masa sigurie ku në pranga janë vendosur 8 tutorë, si edhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja e rrjetit të prostitucionit.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine që shfrytëzoheshin si punonjëse seksi.

Raportohet drejtuesja e rrjetit 47-vjeçarja me iniciale G. R., drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me 39-vjeçarin me inciale E. S..

Ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja 47-vjeçarja dhe 39-vjeçari bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane, si edhe me shtetasen E. M dhe punonjësen e policisë me iniciale A. B për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.