Ballina Dossier “Kushdo që me violencë, friksim ose gënjeshtrim mban një grua që ka...

“Kushdo që me violencë, friksim ose gënjeshtrim mban një grua që ka mbush moshën 20 vjeç, ndëshkohet…”/ Si dënohej dhuna ndaj femrës në vitet ’20-të

31
0

Nga Dashnor Kaloçi

Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.

Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.

Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.

Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.

Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.

Vijon nga numri kaluar

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)

Kodi Penal 1928

– LIBRI I DYTË –

Deliktet

TITULLI VII

Delikte kundra tanësiës publike

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

KAPTINA III

Rrëmbimi

NENI 380. – Kushdo që, me violencë, friksim ose genjeshtrim, heq osë mban, me qëllm luksuri ose martese, një grua që ka mbush moshën 20 vjeç, ose asht e emnaqipueme, ndëshkohet me burgim të randë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

NENI 381. – Kushdo që, me violencë, frikësim ose gënjeshtrime heq ose mban, me qëllim luksuri ose martese, një person nën 20 vjeç ose me qëllim luksuri, një grua me burrë, ndëshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet.

Në qoftë se i vogli asht heq ose mbajt pa friksime, violenca ose gënjeshtrime po me hirin e vet ndëshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Në qoftë se personi i rrëmbyem nuk ka pasë mbushë moshën pesëmbëdhjetë vjeç, fajtori ndëshkohet me burgim të randë nga tre deri në shatë vjet, dhe sikur të mos ketë përdor violencë, friksime ose gënjeshtrime.

NENI 382. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, pa që të ketë ba ndo një vepër luksuri, me dashjen e vet e len të lirë personin e rrëmbzem, tue e sjellë përsëri në shtëpiën nga e cila hoqi, ose në shtëpiën nga e cila e hoqi, ose në shtëpiëen e familjes s’atij ose tue e vendos në një vënd të sigurt në dispoyision t’asaj familje, burgimi i randë, për rastin e nenit 380 asht nga një muej deri një vit dhe për ato të nenit 381 asht si mbas rasteve, nga një muej deri në një vjet, dhe nga një deri në pesë vjet.

NENI 383. – Në qoftë se ndonjani nga fajet e parapame në nenet e ma siperme, asht ba vetëm me qellim martese, në vënd të burgimit të randë mund të vihet burgim.

NENI 384. – Për deliktet e parapame në nenet e ma sipërme nuka bahen ndjekje veç se me kërkimin e atij që ka të drejtën’e padiës civile, por këjo kërkesë nuk pranohet passi të ketë kalue një vit ç’prej ditës q’u ba faji ose ç’prej ditës qi mori dijeni az i cili kish të drejtë me ba padiën në vend të t’ofenduemit.

Heqja dorë nuk ka as një efekt passi të ketë fillue gjykimi i çashtjes.

KAPTINA III

Shtytje në turpënin ose në luksur

NENI 385. – Kushdo që, pë t’i shërbye luksurit të një tjetri, shtynë në kurvëni ose në pëderasti një person nën njëzet vjeç ose esito në demoralizimin fizik, ndëshkohet me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr.ari.

Burgimi i randë asht nga një deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se dy qint fr.ari, në qoftë se delikti asht ba:

1) Mbi një person që nuk ka mbushd moshën pesëmbëdhjet vjeç;

2) Me dhelpënina;

3) Nga i parëlinduri vjehërri, vjehërra ose nga prindët e këtyne, nga ati ose ama adoptive, nga burri, nga tutori ose nga një tjetër person të cilit i vogli i ishte dorëzue dhe besue për kujdesi, edukim, mësim, vrejtim ose ruejtje, qofts dhe përkohësisht;

4) Zakonisht ose me qëllim përfitimi.

Kur bashkohen dz ose ma tepër nga çirkonstancat që tregohen në numërat e ma sipërme, burgimi i randë asht nga dy deri në shtatë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se pesëqint fr.ari.

NENI 386. – Kushdo që, për t’i shërbye luksurit të një tjetri, favorizon ose lehtëson kurveninë ose pederastinë ose demoraliyimin fizik të një të vogëli q’asht nën njëzet vjeç me mënyrat dhe në rastet e tregueme në pikën II të nenit të ma sipërme ndëshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë nga një qint deri në pesë mijë fr.ari, dhe në rastin e pikës të fundit t’atij neni, burgimi i randë asht nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe gjoba e randë nga dy qint deri në gjashtë në gjashtë mijë fr.ari.

NENI 387. – Kushdo që për m’i shërbye luksurit të një tjetri tue përdorë violenca ose friksime, ose tue abuzue autoritetin ose çdo tjetër mjet shtrënguës, tërheq (entraine) ose shtynë në kurvëni një gure ose një vajzë në moshën ma tepër se njëzet vjeç, ndëshkohet me burgim të randë nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në pesë mijë fr. ari.

Në qoftë se fajtori la përdor vetëm dhelpënina, ndëshkimi asht me burgim të randë nga tre muej deri në një vit dhe me gjobë randë nga pesdhjet deri në një mijë fr. ari.

Në qoftë se fajtori asht prindi i ligjëshëm ose adoptif ose natyrel i njohun ligjërisht ose vjehërri, ose vjehërra, ose prindët e këtyne, ose burri ose kujdestari ndëshkimi asht, në rastin e § I me burgim të randë nga pesë deri në dhjet vjet dhe në rastin e § të masipërmë me burgim të randë nga tridhjet muej deri në pesë vjet.

NENI 388. – Kur fajtori i ndonjanit nga fajet e tregueme në nenet e masipërmë, asht burri, nuk bahen ndjekje veç se mbi kërkimin e grues; dhe në qoftë se kjo nuk ka mbush moshen njëzet vjeç, padiën ka të drejtë m’e ba dhe ay që do të kish autoritetitin e atësiës ose të tytoriës mbi të, si kur ajo t’ishte e pa martueme.

Dënimi ka për efekt dhe humbjen e autoritetit të burrit mbi gruen.

KAPTINA V

Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme

NENI 389. – Dënimi për ndonjanin nga deliktet e parapame në nenet 364, 365, 366, 368, 371, 385, 387, ka për fektet: për të parëlindunit, humbjen e çdo të drejte q’u asht dhanë prej ligjës, për shkak t-asaj cilësie, mbi personat dhe pasuniet e të paslindunve në dam të cilëve kanë ba deliktin; dhe sa për tutorin, ka për efekt rrëzimin e tij nga tutoria dhe përjashtimi nga ç’do tjetër ofiq tutoire.

NENI 390. – Kur ndonjani nga deliktet e parapame në nenet 364, 365, 366, 380, 381, bahet mbi një kurve publike, ndëshkimeve të caktueme n’ato nene u-zbritet gjysma deri në dy të tretat.

NENI 391. – Kur nga ndonjani prej fajevet të tregueme në nenet 364, 365, 366, 380, 381, shkaktohet vdekja ose lezioni tropo i t’ofenduemit, ndëshkimeve të shënueme n’ato nene u shtohet gjysma deri në dyfishën, në rast vdekjeje, dhe një e treta deri në gjysmën në rastin e lezioneve trupore; por burgimi, i randë nuk mund të jetë, në rastin e parë, ma pak se dhetë vjet, dhe në rastin e dytë ma pak se tre vjet.

NENI 392. – Fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet 364, 365, 366, 368, 380, 381, nuk ndëshkohet , në qoftë se para se t’epet vendimi i dënimit martohet me personin e ofenduem dhe në ketë rast pushojnë ndjekjet për gjith ata që kanë bashkëpunue; vetëm aplikohet ndëshkimi për fajet e tjera, në rastin që ka të këtilla.

Në qoftë se martesa bahet pas dënimit, si eksekutimi i dënimit ashtu dhe gjith’efektet penale t’atij, pushojnë.

KAPTINA VI

Shkleje Kunore (adultère)

NENI 393. – Grueja që shkel kunorën tue u turpënue me një burrë tjetër ose burri që shkelkunorën tue turpënuë një grue tjetër, ndëshkohet me burgim nga tre muej deri në tre vjet.

Po me këtë ndëshkim dënohet dhe bashkë vepruesi i tyne. Shkelja e kunorës po t’jetë ba tue u turpënue me ndonjanin nga ata persona qi bashkëjetojnë ose janë nga gjinja e afërme me bashkëshortin, ndëshkimit i shtohet një e treta.

Delikti i parapamë në këtë nen në qoftë se asht ba në një kohë kur ka qënë vendosun veçimi i përkohëshmë i bashkshortëve, ndëshkimi, për secilin nga fajtorët, asht burgim deri në gjasht muej.

NENI 394. – Burri i martuëm që mban një mantenutë në shtëpien ku ka dhe gruenë, ose në një vënd që dihet botënisht, ndëshkohet me burgim nga gjashtë muej deri në tre vjet.

Po me këtë ndëshkim dënohet dhe mantenuta që ka burrë, dhe, në qoftë se kjo asht veçueme ligjorisht ose e pa martueme me burgim nga një muaj dri në një vit.

NENI 395. – Ay që, tue mos qënë i martuem bashkëjeton si bashkshortë me një femën, q’asht e veçueme nga i shoqi, por jo e divorcueme, si edhe ajo grue që, tue mos qënë e martueme bashkëjeton si bashkëshortë me një burrë të veçuem, por jo të divorcuem nga e shoqja, ndëshkohet si ata ashtu dhe bashkëvepruësat e tyne me burgim nga një deri në tetë muaj.

NENI 396. – Për deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, nuk bahen ndjekje veç se mbi kërkimin e burrit ose të grues dhe kërkimi përfshin, nevojisht, dhe bashkëpunuësin e mantenutën.

Kërkimi nuk pranohet po të kenë kalue tre muej ç’prej ditës q’i ofenduemi ka marrë dijeni për veprën.

NENI 397. – Heqja dore nga padia, mund të bahet dhe pas dënimit, dhe at-here pushon eksekutimi dhe efektet penale të dënimit.

Vdekja e bashkshortëve ankuës, ka po ato efekte që ka dhe heqja-dore.

KAPTINA VII

Bigamia (dy kunorë)

NENI 398. – Kushdo që, tue qënë i lidhun me martesë të vlefshme ban dhe një tjetër martesë, dhe kushdo që, tue qënë i lirë, martohet me personin q’asht i lidhun me një martesë të vleftëshme, ndëshkohet me burgim të randë ose me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Në qoftë se fajtori e ka gabue personin me të cilin ka lith martesë, tue e bind ay ventë ose ana tjetër se asht e lirë m’u martue, ndëshkimi asht burgimi i randë nga pesë deri në dhjet vjet.

NENI 399. – Parashkrimi i padiës penale për deliktin e parapame në nenin e ma sipërme, fillon t’eci ç’prej ditës në të cilën asht zgjidhë njana nga të dyja martesat ose asht dekllarue pa fuqi ajo e dyta për shkak bigamie.

KAPTINA VIII

Delikte kundra origjinës të foshnjeve

NENI 400. – Kushdo që tue mshef ose tue këmbye një foshjne, i humbë ose i ndrron gjëndjen civile (état civil) ose ban të figurojë në regjistrat e gjëndjës civile një foshnje që nuk eksiston, ndëshkohet me burgim të randë nga dy deri në pesë vjet.

NENI 401. – Kushdo që, jashtë rasteve të parapame në nenin e ma sipërme lëshon një foshnjë të ligjëshme, ose natyrale të njoftun, në një strehë foshnjore ose në një tjetër vënd mirë-bas ose e paraqit në ndo njënin nga këto vënde tue i mshef gjendjen civile, ndëshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet.

Në qoftë se fajtori asht njani nga të parëlindunit e foshnjës, ndëshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muej deri në pesë vjet.

NENI 402. – Fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërmë, në qoftë se këtë faj e ban për me shpëtue onorin e vet ose të së shoqes, të s’amës, të të pas-lindunve, të vajzës t’adoptueme ose të motrës ose për me praps mundime të gadëshme (imminents) ndëshkohet me burgim nga një muej deri në dy vjet.

TITULLI IX

Delikte kundra personit

KAPTINA I

Vrasje

NENI 403. – Kushdo që, me qëllim vrasjeje, shkakton vdekjen e tjetrit, ndëshkohet me burgim të randë jo ma pak se njëzet vjet.

NENI 404. – Ndëshkimi asht burgim’i përjetëshëm, në qoftë se vrasja bahet:

1) Kundra bashkshortit, vëllajt, motrës, atit ose amës adoptive, djalit ose vajzës adoptive, vjehërrit ose vjehërrës, dhandrit ose nuses;

2) Kundra një misi të dhomave Legjislative ose një nëpunësi të Shtetit për shkak të funksioneve të tyne;

3) Tue përdor substanca helmi;

4) Me trethje ose me mënyra asfiksiante;

5) Kundra një gruaje barrëse.

Po me këtë ndëshkim dënohet dhe ay që vret dy persona në një kohë ose në kohëna të ndryshme dhe sikur midis të dy vrasjeve të ketë kalue koha e caktueme për parashkrim.

NENI 405. – Ndëshkohet me vdekje ay që ban deliktin e parapame në nenin 403, në qoftë se;

1) Vret ndonjanin nga të parëlindunit ose të paslindunit të ligjëshem, ose amën atin, djalin ose bijën naturale, kur asht njoftun ose dekllarue ligjërisht filiasoni naturel;

2) Vret me paramendim;

3) Vret tue qënë i shtytun vetëm nga shpirti barbarik e keq-baës e tij ose tue përdor tortura ose mendime të randa;

4) Vret me mjet zjarmi, mbytje-uji, fundosje ose me mjet tjetër prej atyne që tregohen në Titullin VII, të këtij Libri.

5) Vret për me pregatit, lehtësue ose për me përmbarue një tjetër faj, dhe si kur ky të mos jetë kryem;

6) Për një herësh, dhe me të mbarue një faj, vret për me sigurue përfitimin, ose vret për shkak se e shef të pa-mundme m’i mbrrit qëllimit që ka pasë;

7) Vret për me mshef fajin ose për me çduk gjyrmat ose provat ose për m’i sigurue ndryshe vedit ose të tjerëve mos ndëshkimin.

Po me këtë ndëshkim dënohet dhe ay që vret ma shumë se dy persona në një kohë ose kohna të ndryshme dhe sikur në midis këtyne vrasjeve të ketë kalue koha e caktueme për parashkrim.

NENI 406. – Në rastet e parapame në nenet e ma sipërme, në qoftë se nuk do të ngjante vdekja, po të mos bashkoheshin dhe konditat të cilat eksistonin para fajit por nuk diheshin prej fajtorit, ose shkaqe të tjera që kanë lindun ma pas veprës t’auktorit dhe janë pa varuna nga vepra e tij, ndëshkimi, në rastin e nenit 403, asht burgim i randë nga shtatëmbëdhjet deri në njëzet e dy vjet, dhe në rastet e nenit 404, asht burgim i randë nga njëzet deri në tridhjet vjet, e në rastin e nenit 405, burgim i përjetshëm.

NENI 407. – Kushdo që, me vepra të drejtueme për me ba një lezion trupor, shkakton vdekjen e ndonjanit, ndëshkohet me burgim të randë nga tetë deri në dymbëdhjet vjet, në rastin e nenit 403, dhe nga dymbëdhjet deri në pesëmbëdhjet vjet në rastin e nenit 404, dhe jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet në rastin e nenit 405.

Në qoftë se vdekja nuk do të ngjante po të mos ishin bashkue dhe konditat të cilat ekzistonin para fajit por nuk diheshin prej fajtorit, ose shkaqe të tjera që kanë lindun mbas veprës t’auktorit e që nuk mvaren nga vepra e tij, ndëshkimi asht burgim’i randë nga pesë deri në dhjet vjet në rastin e nenit 403, dhe nga tetë deri në dymbëdhjet vjet në rastin e nenit 404 dhe nga dhjet deri në pesëmbëdhjet vjet në rastin e nenit 405. Memorie.al