Kryeministri Edi Rama në një takim në Durrës, foli për procesin e integrimit në BE. Rama theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se rruga për të shkuar në BE është me Partinë Socialiste.
Kryeministri shtoi se korrupsioni në Shqipëri ka marrë një goditje shumë të madhe, falë punë së përkushtuar.
“Si mund ta hedhin votën në kënetë për tifozllëk? Mund të mbyllet dera, dhe mund të humbasim kohë për rrugën në BE. Pra dera tani është hapur. Ata janë testi. Nuk e përcakton këneta në se po bëjmë ne shtet apo ajo. E përcakton gjithë ky proces dhe ata që janë si skifterë që shohin çdo ditë çdo gjë që bëjmë ne kë tu. Ata thonë se Shqipëria sot është e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike, që do të thotë që korrupsioni ka marrë një goditje shumë të madhe”, tha Rama.