Ballina Politika Rama: S’na vjen mirë kur dikush që ishte mes nesh ndodhet në...

Rama: S’na vjen mirë kur dikush që ishte mes nesh ndodhet në duart e drejtësisë

0
19

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë krenarë për hapjen e procesit dhe për angazhimin që ka ndërmarrë qeveria për të sjellë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për veprime të paligjshme.

Rama tha se, megjithatë, për shumë njerëz është e dhimbshme të shohin dikë që deri dje ka qenë pjesë e shoqërisë dhe sot është në duar të drejtësisë. Ai shpjegoi se këto ndodhin pasi është hapur një proces që deri më parë ishte i pamundur, ku ato që nuk mund të ndodhnin më parë janë bërë realitet.

“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak,” tha Rama.